Real Madrid pret rikthimin e Gareth Bale

Futboll

Real Madrid pret rikthimin e Gareth Bale

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 16:45
Gareth Bale

Real Madrid është duke pritur që sulmuesi Gareth Bale të rikthehet në parapërgatitje para sezonit të ri dhe trajneri Carlo Ancelotti ta rikthejë uellsianin në formën më të mirë.

Bale kaloi edicionin e kaluar huazim te Tottenham, por nuk gjeti formën që pritej.

Ka pasur spekulime që Bale të pensionohet pas “Euro 2020”, mirëpo gjiganti spanjoll është duke pritur që sulmuesi të rikthehet te “Los Blancos” me Ancelottin që është gati t’i jep shansin e dytë.

Real Madrid nuk shpenzoi para as këtë verë në transferime, ngase duan t’iu japin mundësi yjeve të tregojnë vetën.

Ancelotti në të kaluarën ka punuar me Bale dhe në librin e tij shkroi: “Bale kishte kualitete botërore. E tëra që provoja ishte t’i ndihmoja të kuptonte se mund të gjente potencialin e plotë”.

Ndërkohë, Reali pritet të kompletojë edhe transferimin e Kylian Mbappe brenda muajve të ardhshëm.Gareth Bale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat