Balotelli largohet nga Italia, transferohet në Turqi

Futboll

Balotelli largohet nga Italia, transferohet në Turqi

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:52
Mario Balotelli

Sulmuesi kontrovers italianet, Mario Balotelli duket se karrierën e tij do ta vazhdojë në Europën Juglindore, derisa synon që të kthehet në skuadrën e Roberto Mancinit për eliminatore të Botërorit.

Mario Balotelli duket se do t’i bashkohet skuadrës turke, Adana Demirspor këtë verë me shefin e klubit që ka thënë se negociatat janë në fazën “85 për qind” derisa ish lojtari i Italisë dëshiron që të gjejë formën dhe të rikthehet në Kombëtare për Botërorin “Katar 2022”.

Sulmuesi veteran, i cili ka pasur karrierë me ecejake në shumë klube në Europë, kaloi pjesën e dytë të sezonit me skuadrën nga Serie B, Monza, me të cilin ishte shumë afër që të kthehet në Serie A.

Tani, ai pritet që të luajë në një vend tjetër pasi që raportohet se ai ende ka shpresa se kështu do të kthehet në Italinë e Robert Mancinit.

“Negociatat me Balotellin janë 85 për qind të kryera”, tha shefi i Adanas, Murat Sancak për A Sport. “Ai na ka kontaktuar ne dhe na ka thënë se dëshiron të luajë këtu. Ai do të arrijë javën e ardhshme në Turqi”.

Sancak ka qenë i lumtur derisa është përgjigjur se pse Balotelli ka zgjedhur që të largohet nga ligat e mëdha të Europës, duke pasur parasysh se ai dëshiron që të ftohet përsëri në Kombëtare por edhe për shkak të pagës së tij dhe sponsorëve të klubit”.

“Balotelli dëshiron të vijë këtu që të shkon në Botëror”, shtoi ai. “Sponsorët do ta paguajnë gjysmën e pagës së tij. Ata kanë thënë që Balotelli është i ‘çmendur’ por askush nuk duhet të shqetësohet. Ne jemi  nga Adana dhe ne do të jemi gati ta menaxhojmë atë si duhet”.

Karrierën fillestare Balotelli e filloi në Lumezzane para se të largohet për në Inter si tinejxher, derisa ai ishte bërë i njohur për kontraverset e tij si brenda dhe jashtë fushës, pavarësisht talentit të tij.

Ai kishte fituar ligën tri herë më Zikaltërit dhe pastaj ishte shpallur edhe kampion i Premier Ligës me Manchester Cityn por pas kësaj karriera e tij ka rënë shumë ku ai ka luajtur për skuadra të vogla si Nice, Brescia dhe në fund Monza.

Shpresa e tij tani është të Turqia pasi që kështu ai mendon se do të kthehet në Kombëtare – një arritje që nuk do të thotë se do ta bind Azzurrët të cilët janë duke bërë një lojë të mrekullueshme gjatë Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat