Probleme serioze për Griezmannin – francezi është pjesë e një tjetër videoje

Futboll

Probleme serioze për Griezmannin – francezi është pjesë e një tjetër videoje

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:15
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është akuzuar për bërjen e një veprimi përçmues ndaj gjuhës aziatike në një video të publikuar në internet – me sulmuesin që më vonë ka reaguar.

Sulmuesi i Barcelonës ishte pjesë e skuadrës së Didier Deschamps me Francën në Euro 2020, para eliminimit të tyre nga Zvicra javën e kaluar.

Shoku i ekipit kombëtar dhe ën klub, Ousmane Dembele, është akuzuar këtë javë për tallje me punëtorët aziatikë të hotelit gjatë turneut para-sezonal të Barcelonës në Azi në 2019.

Një video tjetër nga ai turne tani është shfaqur me Griezmannin në fokus dhe ai pretendohet të thotë: “Ching chong”, ndërsa relaksohej në një pishinë.

Griezmann është përkrah Dembele dhe Samuel Umtitit në video dhe të dy lojtarët nuk reagojnë ndaj komentit.

Ai shkroi në Twitter të hënën pasdite për të adresuar situatën.

Griezmann shpjegoi: “Unë gjithmonë kam qenë i përkushtuar ndaj çdo forme diskriminimi. Gjatë ditëve të fundit, disa njerëz kanë dashur të më shfaqin mua si njeriu që nuk jam. Unë i hedh poshtë akuzat e bëra kundër meje dhe më vjen keq nëse miqtë e mi japonezë janë ofenduar”.

Kjo vjen pasi Dembele u akuzua për thirrjen aziatike në një video të Snapchat.

Dembele besohet se i ka thënë Griezmann: “Të gjitha këto fytyra të shëmtuara, vetëm që të mund të luash PES [Pro Evolution Soccer], nuk ke turp?”.

Ai më vonë shton, “Çfarë lloj gjuhe e prapambetur është ajo?” dhe “A jeni të avancuar teknologjikisht në vendin tuaj apo jo?”.

Griezmann nuk flet në atë video dhe mund të shihet vetëm duke reaguar ndaj komenteve të Dembeles. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat