Rugova: Evropiani s’më ka dhuruar kënaqësi, sepse nuk ka qenë Kosova

Futboll

Rugova: Evropiani s’më ka dhuruar kënaqësi, sepse nuk ka qenë Kosova

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:50
Profesori Bardh Rugova

Profesori Bardh Rugova komentoi Kampionatin Evropian që po mbahet në 11 shtete dhe që tashmë ka hyrë në fazën finale.

Rugova, në “Evropianin Special” në Klan Kosova, tha se “EURO 2020” është mjaft interesant si shkak i golave të shumtë, por edhe rikthimeve në rezultat që kanë ndodhur në ndeshjet e luajtura.

“Evropiani nuk më ka dhuruar kënaqësi sepse nuk ka qenë Kosova, por është një nga kampionatet me më së shumti gola, befasi, rikthime në rezultat dhe si i tillë është nga më interesantët që është zhvilluar. Nga katër gjysmëfinalistët Kosova ka luajtur tre nga ta, dhe i njohim mjaft mirë”.

“Secila kombëtare është interesante në vete. Danimarka mori frymëzim rrugës, Anglia e Italia bënë lojë të mirë, kurse Spanja me pak fat erdhi këtu”.

Rugova gjithashtu tha se Italia do  të jetë favorite kundër Spanjës.

“Italia është më favorite, por do të varet dhe do të jetë e vështirë të analizohet. Por, do të shohim si do të funksionojnë italianët pa Spinazzolan i cili pësoi lëndim dhe ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet tek ta”.

“Italia me Mancinin luan një stil të lojës si në vitet e 80-ta dhe vetëm kur e sheh që bëri gol. Dy ekipet janë që marrin shpejt topin dhe do të jetë interesante se kush do ta imponojë lojën. E vetmja frikë që kam për italianët është se nuk kanë gabuar asnjëherë dhe diku duhet gabuar”.

Ish-redaktori i sportit tha se nëse do të kishte këtë rol tani, trajneri aktual i Kombëtares së Kosovës nuk do të ishte në atë pozitë.

“Shyqyr që nuk jam redaktor i sportit, përndryshe ky Challandes nuk kish qenë selektor i Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat