Kallaku zbret për Teutën në “Champions League”

Futboll

Kallaku zbret për Teutën në “Champions League”

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:34
Kallaku zbret për Teutën në “Champions League”

Sherif Kallaku është rikthyer sërish te Teuta për të ndihmuar durrsakët në misionin e tyre për të arritur sa më larg në Europë.

Ndeshja e parë do të jetë ajo në ditën e nesërme kundër Sherif Tiraspol që do të zhvillohet në orën 19:00.

Sipas informacioneve të siguruar nga “Sport Ekspres”, në mëngjesin e sotëm kemi zbritjen e Kallakut në Durrës.

Firma për huazimin do të hidhet për 6 muaj duke qëndruar te Teuta deri në merkaton e dimrit. Prezantimi zyrtar nga klubi pritet që të bëhet në mesditë, ndërsa Kallaku vjen me formë të mirë fizike pasi ka zhvilluar fazën përgatitore në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat