Kaos

Futboll

Kaos

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:59

PSG nisi stërvitjen të hënën, duke filluar përgatitjet parasezonale. Pochettino ishte pa emrat e mëdhenj. Lista e të munguarve është shumë e gjatë, për shkak se ka ende lojtarë që garojnë në “Copa America” (Neymar, Marquinhos, Di Maria dhe Paredes), apo ata që e kanë përfunduar së fundi Kampionatin Europian (Mbappé, Kimpembe, Danilo, Wijnaldum).

Po ashtu, ka nga ata që ende po luajnë (Sarabia, Verratti dhe Donnarumma). Në apel mungojnë gjithashtu Hakimi dhe Sergio Ramos, të cilët kanë gjetur marrëveshjet, por nuk janë zyrtarizuar. Shumica e tyre do të bashkohen në fund të muajit. Në “Camps des Loges” stërviten 27 lojtarë me Pochettino. Trajneri argjentinas ka në dispozicion 7 portierë dhe Donnarumma, që mungon.

Kjo është lista e atyre që janë thirrur “nën armë”, për t’u stërvitur: Navas, Rico, Areola, Bulka, Innocent, Franchi, Randriamamy, Letellier, Kehrer, Bernat, Kurzawa, Diallo, Bakker, Dagba, Bitshiabu, Rafinha, Herrera, Draxler, Gueye, Michut, Simons, Fadiga, Ebimbe, Gharbi, Nagera, Icardi dhe Kalimuendo. Moise Kean, gjithashtu mungon. Ka shumë lojtarë të rinj dhe pak titullarë, por duke vëzhguar me kujdes skuadrën që stërvitet me Pochettino, i cili ka caktuar pesë miqësore përpara Superkupës Franceze me Lille, më 1 gusht, vërejmë se janë 8 portierë. Dhe ende nuk ka mbërritur Donnarumma.

Tani për tani, tetë portierë punojnë me Pochettino. Sigurisht që është rekord për një skuadër futbolli. Janë thirrur portierët e sezonit të kaluar, titullarë dhe rezervë, përkatësisht Navas dhe Rico. Pastaj është edhe ish-portieri i Fulham dhe Real Madridit, Areola, i cili është kthyer nga huazimi. Në stërvitje nuk mungon edhe Bulka, kthyer pas një huazimi të dyfishtë.

Lista vijon me të lindurin më 1990, Letellier, portier i tretë sezonin e kaluar, Garissone Innocent, italiani Denis Franchi dhe i linduri më 2003, Randriamamy. Ky i fundit ka bërë tashmë debutimin e tij me ekipin kombëtar të Madagaskarit. Sidoqoftë, ata do të bëhen shtatë së shpejti, sepse Innocent do të huazohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat