UEFA me veprim fantastik, fton në finale Christian Eriksenin

Futboll

UEFA me veprim fantastik, fton në finale Christian Eriksenin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:56
Christian Eriksen

UEFA ka ftuar reprezentuesin e Danimarkës, Christian Eriksen dhe mjekët që ndihmuan në shpëtimin e jetës së tij, në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

UEFA njoftoi se Eriksen, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë të ftuar në finale, por nuk ka asnjë konfirmim që ai do të marrë pjesë.

Një nga mjekët, Peder Ersgaard, tha se ishte i nderuar që mori një ftesë VIP nga shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjes,” i tha ai revistës Fagbladet FOA.

“Unë jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte një përpjekje e vetme.”

Christian Eriksen tani është duke u rikuperuar në shtëpi.  Danimarka ka arritur në gjysmëfinale dhe luan me Anglinë të mërkurën për një vend në finale.

Nëse Danimarka kalon në finale, atëherë një pjesëmarrje e mundshme e Eriksen në tribuna gjatë finales do të ishte fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat