Ylli i Juventus rrezikon të humbasë fillimin e sezonit

Futboll

Ylli i Juventus rrezikon të humbasë fillimin e sezonit

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:26
Massimiliano Allegri

Një sezon i parë i komplikuar, i jetuar më shumë nga infermieria se nga fusha: Arthur do të duhet të bëjë akoma shumë për të marrë frerët e mesfushës së Juventus-it.

Massimiliano Allegri e vlerëson shumë brazilianin, i cili do të duhet të kalojë problemet fizike që e përndjekin nga sezoni i kaluar për t’u kthyer në maksimum.

Në fakt, sipas Gazzetta dello Sport, Arthur mund të vendosë të operohet nëse shqetësimi në këmbën e djathtë do të vazhdojë ta limitojë.

Për momentin, Arthur po punon për të qenë gati për ditën e  grumbullimit, por fillimi i tij i sezonit mund të jetë përsëri në malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat