Trajneri i Ferencvarosit: Përball kishim ekip të organizuar, padyshim më gëzon fitorja

Futboll

Trajneri i Ferencvarosit: Përball kishim ekip të organizuar, padyshim më gëzon fitorja

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:57
Peter Stoger

Kampioni i Kosovës në futboll KF Prishtina është mposhtur me rezultatin 3:0 nga Kampioni i Hungarisë Ferencvaros, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger tha se e gëzon fitorja kundër skuadrës kosovare.

“Mesiguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”, shkruan ‘prishtinafc.com’.

“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, tha ndër të tjera trajneri austriak i Ferencvarosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat