Mancini: Penalltitë janë të çuditshme

Futboll

Mancini: Penalltitë janë të çuditshme

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:57
Mancini: Penalltitë janë të çuditshme

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mançini pranon se Spanja iu shkaktoi probleme në ndryshimet taktike, por që ende s’ka mbaruar asgjë.

“Azzurët” fituan pas penalltive ndaj spanjollëve, duke siguruar kalimin në finale.

“Penalltitë janë të çuditshme. Ishte skuadër e vështirë. Spanja është skuadër që luajnë mirë.

Nuk luajtëm në mënyrën që zakonisht luajmë, por luftuam deri në fund dhe e dinim se do ishte ashtu”.

Enrique befasoi të gjithë duke e lënë në stol Alvaro Morata duke e përdorur Ferran Torres si ‘False 9’.

“Na shkaktuan probleme me ndryshimet. E dinim se Spanja ishin master në posedim, pra do na shkaktonin probleme, por duhet të adaptoheshim dhe të luftonim shumë. Skuadra e futbollit sulmojnë dhe mbrohen, nuk munden vetëm të sulmojnë. Kishim shanse, dy skuadra të mira, të gjithë u mbrojtjen, jo vetëm italianët. Meritë për lojtarët sepse besuan në këto tre vitet e shkuara, por ende nuk ka përfunduar. Duhet ta mbajmë fuqinë që ka mbetur dhe të përgatitemi për finale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Italia do përballet me fituesin e takimit Angli – Danimarkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat