Ferizaj mblodhi të gjitha trofetë

Futboll

Ferizaj mblodhi të gjitha trofetë

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:13
Ferizaj mblodhi të gjitha trofetë

Në vitet e fundit janë shpeshtuar aktivitetet e veteranëve në futbollin e Kosovës. 

Ferizaj mblodhi të gjitha trofetë për kategorinë e veteranëve.

Ata u stolisën me titullin dhe Kupën e Kosovës. 

Bujar Asllani, ish futbollist, tani pjesë e veteranëve, tha se edhe kjo garë ka rivalitetin dhe emocionet e veta.  

“Kampionatin e kemi përfunduar në vendin e parë me 23 pikë, 8 fitore, 2 barazime  dhe 1 humbje. 

Fazën e plej-ofit  jemi takuar me KFV Gjilanin, ku kemi shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive.

Në Gjysmëfinale jemi takuar me KFV Kosovën e Prishtines, të cilën e fituam me rezultat 3:1 dhe në finale jemi ndeshur me KFV Vushtria, ku dolëm fitues me 2:1

Për Kupën e Kosovës, në rrethin e parë jemi takuar me  Drenicën në Skenderaj dhe shënuam fitore me rezultat 2:3 , pastaj me KFV Besa nga Peja e fituam me rezultat zyrtar 0:3, kurse në gjysmëfinale e mposhtëm me 3:0 KFV Onix dhe në finale KFV Kosovën e Prishtinës me 5:4 pas ekzekutimit te penalltive”, tregon Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat