Idrizi para ndeshjes me Shkupin: Prania e tifozëve në stadium mund të ndikoj

Futboll

Idrizi para ndeshjes me Shkupin: Prania e tifozëve në stadium mund të ndikoj

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:22
Idrizi para ndeshjes me Shkupin: Prania e tifozëve në stadium mund të ndikoj

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina si dhe kapiteni, Bujar Idrizi janë paraqitur në konferencë për shtyp para gazetarëve në prag të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues ndaj Shkupit që zhvillohet nesër në ora 20:00 në 'Todor Proeski National Arena'.

????????: ?ë????????? ? ???? ???ë ?ë ??ç????, ?????? ??????? ??? ?? ?ë ???????ë ????ë ?ë? ???????? ???????

“Mendoj që është një përshtypje e veçantë me faktin që Llapi luan në një garë siç është Konferencë Liga dhe luan ndaj një skuadre shqiptare. Mendoj që përballja e dy skuadrave shqiptare është një ndjenjë e veçantë, sido që të jetë dy skuadrat do ta japin më të mirën në teren, do të japin një futboll të mirë, cilësor me karakter të lartë.

Favorit është Shkupi sepse ka luajtur më parë në arenën ndërkombëtare, por futbolli nuk ka të bëjë me atë se sa herë merr pjesë por futbolli bashkëkohorë ka ndryshua dhe ne do të bëjmë maksimumin.

Ne vlerësojmë lartë Shkupin dhe janë mjaft cilësor dhe dihen cilësitë e tyre. Por besojmë fuqishëm që të marrim një rezultat pozitiv. Lufta do të jetë e pa kompromis në aspektin sportiv por edhe patriotik dhe të ti tregojë lojtarëve të reprezentacionit se duhet ndryshe të luftohet për kombëtaren tonë, dhe të luftoj ndryshe për të sepse për ta përfaqësuar Kosovën duhet angazhim i madh. Ata djem duhet të marrim mësim shumë nga skuadra e Llapit”
??????: ??????? ? ???ë ?? ??????????, ??? ?? ???ë? ???????? ???????, ?? ?? ???? ?ë ????ë ?ë ???????? ? ???ë

“Përshtypjet e para janë të mira, shpresojmë në një rezultat sa më të mirë për fillim dhe më pas të vlerësojmë vetën për më tepër.

Prania e tifozëve në stadium mund të ndikoj, por edhe ne në këtë përballje do t’i kemi tifozët tanë ku shpresoj për një rezultat sa më pozitiv. Ndeshja e nesërme nuk mund të them që do të jetë vendimtare, por mund t’i jap një kaheje shumë të veçantë për arsyeje sepse kush merr rezultat të mirë këtu do ta ketë më të lehtë në ndeshjen e dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat