Chelsea gati ofertën

Futboll

Chelsea gati ofertën

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:44
Haaland

Chelsea raportohet se është duke e përgatitur një ofertë për Erling Haalandin, për të cilën besojnë se nuk do të refuzohet nga Borussia Dortmundi.

“Blutë” e Londrës janë duke u bërë gati për t’i ofruar 175 milionë euro Borussia Dortmundit për sulmuesin në fjalë, sipas “90min”.

Haaland është duke shkëlqyer në vitet e fundit, teksa vlerësohet si një prej futbollistëve me potencial të madh.

Në sezonin 2020/21 sulmuesi norvegjez zhvilloi 41 paraqitje me skuadrën gjermane në të gjitha garat, teksa shënoi 41 gola dhe kontribuoi me 12 asistime.

Ndryshe, sulmuesi norvegjez ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmundin deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat