Nuk ndalen ofertat për shqiptarin

Futboll

Nuk ndalen ofertat për shqiptarin

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:57
Nuk ndalen ofertat për shqiptarin

Anësori shqiptar ka shkëlqyer te Leeds, por pas përfundimit të kontratës nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Kësisoj ai tanimë është një futbollist i lirë dhe në pritje të ofertës së duhur.

CSKA e Moskës dhe Galatasaray janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e tij.

Por duket se e ardhmja e lojtarit mund të marrë kthesë të madhe dhe mund të transferohet në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se agjenti i lojtarit ia ka ofruar shërbimet e shqiptarit dy skuadrave të mëdha italiane, Romës dhe Milanit.

Roma duket se ka interesim për shqiptarin, pas lëndimit të Leonardo Spinazzolës.

Edhe vet anësori shqiptar e pëlqen kalimin te Roma pasi do të mund të luante rregullisht, për dallim se te Milani do të mbetej alternativë e Theo Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat