Holanda zgjedh pasardhësin e De Boerit

Futboll

Holanda zgjedh pasardhësin e De Boerit

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:29
Holanda zgjedh pasardhësin e De Boerit

Pas eliminimit në 1/8-at e Euro 2020 kundër Çekisë, Holanda ka vendosur të ndahet me Frank de Boer.

Vendin e ish-trajnerit të Inter-it, sipas Sky Sports DE, do ta marrë Louis Van Gaal.

Për 69-vjeçarin do të jetë aventura e tretë në stolin e Holandës pas eksperiencave në 2000-2001 dhe 2012-2014.

Është ai i përzgjedhuri i Federatës Holandeze të Futbollit për të drejtuar Depay me shokë në kualifikueset e Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat