Të gjithë e mbajnë mend përmbysjen e madhe

Futboll

Të gjithë e mbajnë mend përmbysjen e madhe

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:38
Të gjithë e mbajnë mend përmbysjen e madhe

Të gjithë e mbajnë mend përmbysjen e madhe të Liverpool ndaj Barcelonës tre vite më parë, duke fituar me shifrat 4-0 në “Anfield” dhe u kualifikuar në finale të Champions League, të cilën e fituan më pas.

Kishte shumë heronj atë natë dhe një prej tyre ishte një djalosh i panjohur, i quajtur Oakley Cannonier.

I vendosur në fund të fushës, ai i dha shumë shpejt topin Alexander-Arnold. para se mbrojtësi të bënte atë krosim të paharrueshëm për Origi, që tundi rrjetën.

Nëse Oakley Cannonier nuk do e kishte rivënë topin aq shpejt në fushë, Barcelona s’do ishte zënë në befasi.

Djaloshi është rritur tashmë dhe është 17 vjeç. Ai ka bërë paraqitje të mrekullueshëm me ekipin U18 dhe ka merituar kontratën e parë me klubin si profesionist..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat