​Drita-Deçiq, ndeshja e parë e “Intelektualëve” në Ligën e Konferencës

Futboll

​Drita-Deçiq, ndeshja e parë e “Intelektualëve” në Ligën e Konferencës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 20:00 skuadra gjilanase Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për në Ligën e Konferencës kundër skuadrës maqedonase FK Decic.

Nikoqirë i këtij takimi të sotëm do të jetë stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë edhe tifozët gjilanas “Intelektualët”, përcjell KosovaPress.

Gjyqtar i ndeshjes mes Dritës dhe Decic do të jetë portugezi Vitor Ferreira.

Përveç Dritës, në Ligën e Konferencës ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e Llapit, e cila ka udhëtuar drejt Shkupit, për të zhvilluar ndeshjen kundër skuadrës së KF Shkupit.

20:00 Drita – Decic (Stadiumi Fadil Vokrri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat