Depay sakrifikon 2 mlilion euro për të qenë te Barcelona

Futboll

Depay sakrifikon 2 mlilion euro për të qenë te Barcelona

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:27
Depay sakrifikon 2 mlilion euro për të qenë te Barcelona

Memfis Depay ka pranuar të fitojë 30 për qind më pak te Barcelona se sa ishte rënë dakord fillimisht, ka mësuar “Goal”, me gjigantët e La Liga-s që kishin nevojë të ulnin kostot në mënyrë që të funksiononin nën kufirin e pagave. Sulmuesi i Holandës është ndër ata që kanë lëvizur drejt “Camp Nou” këtë verë, së bashku me Serhio Aguero, Erik Garsia dhe Emerson Rojall.

Sidoqoftë, marrëveshjet duhet të rishikohen zyrtarisht, pasi Blaugrana-t duhet të lirojnë fonde, në mënyrë që të ketë fytyra të freskëta në skuadër dhe t’i mbajë librat e financave të ekuilibruar. 

Holandezi 27-vjeçar ishte përfolur te Barça disa kohë, por transferimi u bë realitet kur përfundoi kontrata e tij me Lionin. Depay nuk ka fshehur se bashkimi me Barcelonën është një ëndërr e vërtetë, me praninë e Ronald Kuman në stol, një bonus i mirëpritur.

Një ofertë me vlerë 7 milionë € në vit iu dha fillimisht sulmuesit, me një numër variablash të lidhur me performancën. Sidoqoftë, tani është kuptuar që një propozim i modifikuar vlen për Depaj, pasi Barça nuk është në gjendje të ofrojë më shumë se 5 milionë euro për rekrutimin e tij. Kjo shifër përfaqëson një ulje page prej 30 për qind për holandezin, por ai është i lumtur të ndihmojë financiarisht kudo që mundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat