Muja: Merita nuk është vetëm e imja

Futboll

Muja: Merita nuk është vetëm e imja

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:15
Muja: Merita nuk është vetëm e imja

Dy krosime të Arbnor Mujës kanë rezultuar me gola të Dritës në fitoren 2:1 të skuadrës gjilanase ndaj Deçiqit të Tuzit.

Trajneri i Deçiqit ka thënë se ndeshja është vendosur nga aftësia individuale e Mujës.

Por futbollisti mitrovicas ka theksuar se e rëndësishme është paraqitja e skuadrës e jo ajo individuale.

Muja është transferuar te Drita nga Trepça ’89 dhe ka shkëlqyer në ndeshjen e parë zyrtare. Në fund ka pasur disa momente tensioni të tij me lojtarët e Deçiqit, ekipit shqiptar nga Tuzi.

“Merita nuk është vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Performanca individuale s’ka rëndësi , por fitorja e ekipit. Kemi krijuar raste, por nuk kemi realizuar shumë”, ka thënë Muja pas ndeshjes.

“Shpresoj që të shënoj, por me rëndësi është ecja para me ekipin”, ka shtuar lojtari i krahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat