Tre gazetarë me Covid 19

Futboll

Tre gazetarë me Covid 19

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:10
Mancini

Tre gazetarë me Covid 19, shtyhet konferenca për shtyp e Italisë!

Sipas La Gazzetta dello Sport, tre gazetarë pas ndeshjes me Spanjën kanë rezultuar pozitivë.

Konferenca për shtyp mbahet në distancë, dhe mediat i bëjnë pyetjet online, mirëpo Kombëtarja e Italisë nuk dëshiron të rrezikojë asgjë.

Sipas artikullit, sot ishte paraparë që gazetarët të mblidheshin në sallën Coverciano në orën 14:00, por që do të shtyhet shkaku i frikës për ndonjë shpërthim tek gazetarët.

Shtyerja e konferencës është vetëm si masë preventive deri sa të bëhen testimet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat