​Manchester City ka hapur bisedimet me Griezmann

Futboll

​Manchester City ka hapur bisedimet me Griezmann

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:24
Antoine Griezmann

Kampioni i Premier Ligës angleze po synon që këtë verë të sigurojë shërbimet e një sulmuesi kualitativ, pas largimit të argjentinasit Sergio Aguero.

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thuhet se ka biseduar me sulmuesin e Barcelonës Antoine Griezmann rreth mundësisë së transferimit të tij në Premier Ligën angleze, raporton “FootMercato”.

Gjiganti katalunas Barcelona spekulohet se mund ta shes Griezmannin, pasi që krerët e klubit po synojnë të krijojnë fonde të reja, për regjistrimin e lojtarëve të rinj të transferuar.

Objektivi kryesor i Manchester Cityt këtë verë është transferimi i sulmuesit të Tottenham Harry Kane, por Tottenhami e ka paralajmëruar kampionin e Premier Ligës që nuk do ta zbres çmimin prej 150 milionë eurosh që e kërkon për shërbimet e sulmuesit anglez, dhe tani Griezmann mund të jetë opsioni i ri i sulmit për skuadrën e Pep Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat