Kalabria: Për mua kjo është si një lëkurë e dytë

Futboll

Kalabria: Për mua kjo është si një lëkurë e dytë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:40
Kalabria: Për mua kjo është si një lëkurë e dytë

Davide Kalabria i ka shprehur besnikëri Milanit. Mbrojtësi, i transferuar te kuqezinjtë në moshën 10-vjeçare ka vendosur të vazhdojë historinë e tij në “Milanello” duke firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të 2025-ës.

Për anësorin parashikohet edhe një përmirësim i rëndësishëm i pagës.

Në fakt, do të kalojë nga 1 milion euro në sezon në 2,6. Davide ka debutuar në Serinë A në majin e vitit 2015 dhe, pas 151 prezencave dhe 5 golave të realizuar në 7 sezonet e tij me skuadrën e parë, do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi. Entuziazëm në momentin e firmës për Kalabrian:

“Për mua kjo është si një lëkurë e dytë, familja ime e dytë. Jemi të gjithë të lumtur.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat