Renova në formë, shkatërron Borecin

Futboll

Renova në formë, shkatërron Borecin

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:06
Renova në formë, shkatërron Borecin

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, është në formë të mirë, e cila në miqësore e shkatërron me rezultat 4:1 Borecin. 

Skuadra e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, tregoi formë të lakmueshme dhe realizim të shkëlqyeshëm.

Golat e “allçive” u shënuan nga Selmani, Gafuri dhe Ajrullahu në pjesën e parë, ndërsa goli i katërt nga Selmani në pjesën e dytë, që nënkupton golin e tij të dytë në ndeshje.

Golin e vetëm për skuadrën Velesi e shënoi Luma në minutën e 69-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat