Zvonimir Boban flet për finalen e madhe Angli - Itali

Futboll

Zvonimir Boban flet për finalen e madhe Angli - Itali

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2021 Në ora: 15:11
Zvonimir Boban flet për finalen e madhe Angli - Itali

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, i respektuar në të gjithë botën gjatë gjithë karrierës së tij, dhe përveç Kroacisë, ai është veçanërisht i dashur për italianët.

“Finalja do të jetë e bukur, do të jetë një përplasje e dy gjigantëve të futbollit, Italisë dhe Anglisë. 

Teoritë e konspiracionit kanë ekzistuar gjithmonë, por të gjithë në futboll e dinë që një finale krejtësisht e pastër na pret.

Penalltia te Sterling është e dyshimtë, por nuk është aq skandal sa të gjithë po flasin”, tha Boban.

“Nëse shohim vetëm cilësinë e përgjithshme, kjo nuk është Italia më e mirë, por Mancini ka bërë një kryevepër.

Lojtari më i mirë është Donnarumma, dhe ka edhe Chiesan dhe Jorginhon, ata sjellin avantazhin”, tha mes të tjera Boban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat