Zanetti: Preferoj Neymarin përpara Cristianos

Futboll

Zanetti: Preferoj Neymarin përpara Cristianos

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 15:53
Zanetti: Preferoj Neymarin përpara Cristianos

Zëvendëspresidenti i Interit ka thumbuar rivalin e zikaltërve, Cristiano Ronaldo, duke thënë se preferon më shumë Neymarin.

“Preferoj Neymarin përpara Cristianos për futbollin që luan. Është lojtar argëtues dhe esenca e futbollit. Megjithatë, jemi duke folur për dy lojtarë të mëdhenj, por nëse më detyroni që të zgjedh sigurisht që zgjedh brazilianin.

Mbape apo Haland? Mbape. Më pëlqen shpejtësia e tij dhe është vendimtar në fushën e lojës”, tha Zaneti. Kur u pyet për Mesin apo Maradonën e kishte të vështirë.

“Pyetje e vështirë. Diego ka shënjuar fëmijërinë time dhe u dashurova me futbollin prej tij. Është e vështirë të gjedh. Mund t’i marr të dy. Do të më pëlqente të luaja me dy numra 10″, ka thënë Javier Zanetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat