West Ham kërkon Abrahamin e Chelseat

Futboll

West Ham kërkon Abrahamin e Chelseat

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:16
Tammy Abraham

Skuadra e West Ham ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseas Tammy Abraham.

Sipas ‘Football Insider’, West Ham kërkon transferimin e Abraham gjatë afatit kalimtar të verës.

Interesim për sulmuesin kanë shfaqur shumë klube evropiane dhe thuhet se drejtuesit e Chelsea janë të hapur ta shesin atë, West Ham duket se është favorit për të nënshkruar me anglezin.

“The Blues” po kërkojnë rreth 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet sulmuesin, që duket se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe gjashtë asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat