Boban beson që UEFA do ta “fitojë betejën ligjore”

Futboll

Boban beson që UEFA do ta “fitojë betejën ligjore”

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:48
Boban beson që UEFA do ta “fitojë betejën ligjore”

Zvonimir Boban beson që UEFA do ta “fitojë betejën ligjore” kundër Super Ligës së Europës dhe thotë se është “absurde” të mendosh që Anglia është favorizuar gjatë Euro 2020

Ish lojtari i Milanit dhe shefi për futboll në UEFA ka folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport për projektin e Super Ligës së Europës.

“Ka një betejë ligjore për këtë dhe ne do ta fitojmë”, tha Boban për gazetën. “Futbolli i vërtetë fiton kundër atyre të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë atë duke e bërë biznes, duke shlyrë kështu historinë e tij 160 vjeçare”.

“Vetëm pse nuk arrini ti menaxhoni si duhet llogaritë bankare në klub, nuk mund ta shkatërroni futbollin?”.

Ai është pyetur po ashtu edhe për teoritë e konspiracionit që thonë se Anglia është favorizuar në Euro 2020 për shkak të faktit që Kryeministri Boris Johnson i ndihmoi UEFA-së.

“Absurde, e pandershme, fjalë aspak fer”, ka shtuar Boban. “Ata po ashtu kanë thënë që ne do ta luajmë finalen e Ligës së Kampionëve në Londër, në vend që ajo të luhet në Porto. Futbolli duhet t’i jetë mirënjohës Anglisë për atë se si reaguan e po ashtu vendeve si Italia. Gabriele Gravine (Presidenti i FIGC) ishte njëri prej atyre që luftuan shumë që kjo mos të ndodh”.

“Por, fituesi i vërtetë është futbolli, njerëzit të cilët e duan atë dhe nëse me kërkohet ta përmendi një emër, ai është emri i Aleksander Ceferin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat