Rasti i çuditshëm

Futboll

Rasti i çuditshëm

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:41
Rasti i çuditshëm

Klubi e ka dërguar atë në skuadrën B për shkak të mos rinovimit të kontratës

Barcelona ka vendosur që ta largojë Ilaix Moriban nga skuadra e parë për ndeshjet stervitore parasezonale derisa ai refuzon ta nënshkruajë kontratën e tij me klubin, por që klubi ende nuk është ulur për të biseduar për kontratë me lojtarin.

Kohëve të fundit klubi i ka prezantuar të riut një ofertë që bën që ai të fitojë shumë më pak se sa ai ka pritur. Shuma që ata kanë vendosur tregon që ai mund të fitojë njëjtë si të gjithë lojtarët e akademisë pa asnjë përvojë në skuadrën e parë apo pa shumë mundësi që të luajnë për skuadrën e parë në sezonin e ri.

Ilaix, si rezultat, është ndier i lënduar dhe i pa respektuar edhe pse ai gjithmonë ka dashur që të rinovojë me klubin. Tani ai beson që klubi dëshiron ta shet atë.

Ajo çfarë ka befasuar Ilaixin është shpejtësia që merren vendimet në Barcelonë. Ai ka marrë një ofertë 15 ditë më parë dhe pasi e ka refuzuar nuk ka marrë më ofertë të re. Klubi ka vendosur që ta dërgojë atë në skuadrën B derisa ai ta pranojë ofertën që i kanë bërë. Ai nuk do ta pranojë, megjithatë më shumë gjasa ai do të nënshkruajë për ndonjë klub tjetër këtë verë.

Ai dëshiron të dijë nëse klubi më të vërtetë dëshiron ta mbajë atë apo kanë planë për ta shitur në mënyrë që të rinovojnë kontratën e Lionel Messi. Vlera e tij në treg është 25 milionë euro, sipas faqes transfermarkt, por ai mund të shitet më shumë gjasë për 15-20 milionë euro.

Ilaix është i inatosur me atë çfarë po ndodh.

Ai mund të refuzojë që të largohet gjatë verës dhe kështu të largohet pa para pas një viti kur përfundon kontrata e tanishme. Për momentin, natyrisht, nuk ka asgjë konkrete por vetëm hipotesa. Është e qartë që ai nuk do të nënshkruan marrëveshje e parë që ia ka ofruar klubi.

Ajo çfarë e bën këtë gjë të çuditshme është se Barcelona dhe Ronald Koeman e dinë që janë keq për mesfushorë, më shumë se në pozitat tjera dhe humbja e Ilaix do t’i linte ata edhe më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat