Reagimi emocionues i Messit kur gjyqtari sinjalizon fundin e ndeshjes

Futboll

Reagimi emocionues i Messit kur gjyqtari sinjalizon fundin e ndeshjes

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:42
Lionel Mesi

Ashtu si gjatë gjithë “Copa America”, Lionel Mesi ishte më i miri edhe në finale kundër Brazilit.

Ai nuk shënoi dhe as nuk asistoi në finale, por paraqitja që bëri ishte mëse e mjaftueshëm për ta shpallur Argjentinën kampion, derisa e mbylli turneun me katër gola e pesë asiste.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.

Se sa i rëndësishëm për të ishte ky trofe, e tregon edhe momenti i fundit, kur gjyqtari sinjalizon përfundimin e ndeshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat