Humb ndjenjat dhe dërgohet në spital

Futboll

Humb ndjenjat dhe dërgohet në spital

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:05
Humb ndjenjat dhe dërgohet në spital

Momente dramatike gjatë Meksikë-Trinidad e Tobago, ndeshja e parë e fazës me grupe të Concacaf Gold Cup.

Protagonisti, fatkeqësisht për të, ka qenë Hirving Loazano. Pa svetëm 10 minutash lojë, sulmuesi i Napoli-t ka depërtuar në zonën e rreptësisë, është shtyrë dhe është përplasur me forcë me kokë në gjurin e portierit Phillip.

Një goditje me të vërtetë e fortë që e ka lënë pa ndjenja meksikanin, i cili nuk ka lëvizur për dia minuta.

Në sekondat e para pas dëmtimit, arbitri nuk e ka ndaluar ndeshjen dhe vetëm pasi i është tërhequr vëmendja nga futbollistët e Meksikës ka kuptuar seriozitetin e situatës.

Lozano duket se ka humbur ndjenjat për disa momente dhe është transportuar menjëherë në spital, në barelë. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk ka patur komplikacione të tjera, siç kanë bërë të ditur nga Meksika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat