Gjobë e majme për këngëtarin e njohur në lidhje me Euro 2020

Futboll

Gjobë e majme për këngëtarin e njohur në lidhje me Euro 2020

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:01
Gjobë e majme për këngëtarin e njohur

Pasioni për futbollin i kushtoi shtrenjtë Mick Jagger. Disa ditë më pare, këngëtari u kthye në Londër pas një udhëtimi në Francë dhe, siç kërkohet nga ligjet e fundit angleze, ai duhej të qëndronte në karantinë për dhjetë ditë.

24 orë më vonë, megjithatë, ai u pa në “Wembley” për të parë gjysmëfinalen e Europianit, Angli-Danimarkë. Pavarësisht maskës dhe kapelës, artisti u njoh menjëherë nga fansat e tij, të cilët e ndaluan për selfie dhe autografe.

Tani Jagger do të duhet të paguajë një gjobë prej 11 mijë eurosh. Autoritetet nuk e kanë pranuar faljen e tij publike.

Një zëdhënës i Mick në fakt ka siguruar se 77-vjeçari ishte shumë i vëmendshëm dhe iu nënshtrua tamponit për Covid-19 dy herë, si në vajtje në Francë, edhe në kthim. Pas disa ditësh relaksimi në “kështjellën” e tij, Mick u kthye në Londër për të përfunduar albumin e ri dhe shfrytëzoi rastin për të marrë pjesë në një ndeshje të Kampionatit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat