Një gjerman ndihmon gjyqtarin kryesor

Futboll

Një gjerman ndihmon gjyqtarin kryesor

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:05
Një gjerman ndihmon gjyqtarin kryesor

Plot tetë arbitra janë caktuar për të gjykuar ndeshjen më të rëndësishme të turneut. UEFA i besoi finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë, holandezit Bjorn Kapiers.

Ndihmësit e tij do të jenë Sander Roekel dhe Ervin Zinstra.

Gjyqtari i katërt është caktuar spanjolli Karlos del Sierro Grande. Në VAR Kaipers do të ndihmohet nga Bastian Dankert, arbitri gjerman që gjykon prej disa vitesh në nivele të larta në Gjermani dhe Europë.

Asistentë të tij në dhomën e teknologjisë do të jenë Pol van Boekel, ky i fundit ishte dhe përgjegjës në VAR në gjysmëfinalen e fundit mes Anglisë dhe Danimarkës që prodhoi jo pak polemika për arbitrin tjetër holandez, Deni Makelie. Asistenti i dytë do të jetë gjermani Kristian Gitelman dhe i treti, Marko Fric.

Një grup i miksuar arbitrash për një finale, i cili me siguri kërkon që këta të fundit të mos bëhen protagonistë në fushën e lojës me vendimet e tyre.

Gjithsesi, Kaipers u vlerësua nga shefi i arbitrave në UEFA, italiani Rozeti si i duhuri për të vendosur drejtësi në ndeshjen e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat