Spinazzola i jep zemër Italisë me një letër emocionuese

Futboll

Spinazzola i jep zemër Italisë me një letër emocionuese

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:13
Leonardo Spinazzola

Leonardo Spinazzola do të jetë sonte në stadium për të parë finalen e EURO 2020 mes Italisë dhe Anglisë. Mbrojtësi, i cili u dëmtua në ndeshjen me Belgjikën dhe do të qëndrojë për gati 6 muaj jashtë fushave të blerta, ke menduar të motivojë skuadrën e Mancinit para finales.

La Stampa ka publikuar letrën emocionuese të Spinazzola dhe e ka publikuar: “Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të vrapoja sërish për topin. Do ta bëja përsëri 100 herë, duke u përpjekur të fitoj një metër nga kundërshtari dhe ta zhvendosja ndeshjen në anën tonë.

Nuk është asgjë e veçante, janë rregullat e ‘Azzurri’. Në fund të fundit ju e kaloni kufirin vetëm nëse jepni shpirtin për shokët tuaj të skuadrës. Dëmtimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndajë nga grupi.

Djali im Mattia, i cili është vetëm 3 vjeç, e kuptoi që babai i tij nuk mund të qëndronte në divan dhe ta shikonte finalen në shtëpi. Jam i emocionuar dhe nuk mund ta fsheh. Kur hyra në aeroplan, u ndjeva sikur kisha rilindur.

Për disa orë do të jem në fushë me shokët e mi të skuadrës dhe në tribuna së bashku me pjesën tjetër të vendit tim. Mund të kishte qenë më mirë, por mund të kishte qenë edhe më keq.

Kemi edhe betejën e fundit të këtij Europiani me Wembley. Një turne që do ta mbaj mend përgjithmonë. Nga nata magjike në stadiumin ‘Olimpico’, te tempulli i futbollit kundër vendasve, kemi bërë një rrugë të gjatë.

Në rastin tim, fati i ka shaktuar edhe disa kilometra këtij udhëtimi: një fazë vuajtjesh në Finlandë, për të operuar tendinën e Akilit. Tani jam gati. Ndjej se kam akoma shumë për të dhënë. Mund të kthehem në krah për disa muaj, por më pëlqen të mendoj se sonte do të vrapojmë të gjithë së bashku. Ja ku jemi, forca Azzurri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat