Futbollistët anglezë që humbën penalltinë në finale fyhen në baza racore, reagon ashpër federata angleze

Futboll

Futbollistët anglezë që humbën penalltinë në finale fyhen në baza racore, reagon ashpër federata angleze

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:56
Anglia

Kombëtarja e Anglisë ka dështuar ta fitojë trofeun e parë historik të Kampionatit Evropian të futbollit.

“Tre Luanët” u mposhtën në finale të “Euro2020” nga Italia pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2 në stadiumin “Wembley” në Londër.

Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka ishin tre lojtarët anglezë që dështuan nga 11 metërshi.

Por këta të fundit janë duke u përballur me fyerje të ashpra në baza racore nga mijëra tifozë të Anglisë në rrjetet sociale.

Llogaritë e tyre në rrjetet sociale janë “pushtuar” nga figura të ndryshme si majmunë e banane (emoji).

E për këtë dukuri të tmerrshme ka reaguar edhe Federata Angleze e cila e ka dënuar ashpër një gjë të tillë.

“Ne jemi të neveritur që disa nga skuadra jonë – të cilët kanë dhënë gjithçka për fanellën këtë verë – janë nënshtruar abuzimit diskriminues në internet pas ndeshjes së mbrëmjes. Ne qëndrojmë me lojtarët tanë”, ka shkruar FA në faqen zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat