Kjo iu shkaktoi telashe...

Futboll

Kjo iu shkaktoi telashe...

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:41
Kjo iu shkaktoi telashe...

Andrea, djali i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, ishte njëri prej tifozëve të shumtë të cilëve për pak sa nuk iu shkatërruar ëndrrave për ta parë finalen e Kampionatit Evropian 2020 në Wembley, pasi qindra tifozë pa bileta u futën dhunshëm në stadium për ta parë finalen.

Një tifoz, i cili nuk kishte biletë dhe kishte hyrë dhunshëm në Wembley, ia zaptoi ulësen Andreas duke e detyruar të ulët në shkallët e stadiumit për të qenë dëshmitar i triumfit të Italisë së babait të vet ndaj Anglisë.

Para takimit të së dielës mbrëma, qindra tifozë shkaktuan trazira duke u futur në stadium përmes një hyrjeje jofunksionale dhe duke kaluar mbi rojet e sigurimit.

Kjo iu shkaktoi telashe edhe anëtarëve të familjeve të lojtarëve dhe trajnerëve të përfshirë në ndeshjen finale.

Djali i ish-trajnerit të Interit dhe Manchester City e kishte të rezervuar një ulëse në tribuna për ta parë Italinë duke e mundur Anglinë 3:2 në penallti, por kur ai kishte mbërritur të vendi i tij pak para fillimit të ndeshjes, ulësja e tij ishte zënë tashmë nga një tifoz pa biletë.

Duke folur pas ndeshjes për këtë, Andrea tha për Sky Sport Italia: “Pati rrëmujë me tifozët pa bileta dhe ulësja ime në stadium ishte zaptuar. Mua m’u desh ta shikoja pjesën e parë i ulur në shkallët e stadiumit”.

“Në pjesën e dytë e gjeta një vend tjetër për t’u ulur. Mbase kjo më solli fat”, shtoi ai.

Edhe pse ulësja e tij ishte vjedhur, Andrea Mancini ishte shumë i lumtur me lavdinë që babai i tij e arriti me Italinë, veçanërisht në Wembley, ku Mancini kishte pësuar disfatë në finale të Kupës Evropianë kundër Barcelonës 29 vjet më parë.

“Jeta të japë një mundësi të dytë gjithmonë. Ka qenë rrugëtim i gjatë. Italia mbizotëroi pothuajse në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Ky ishte titulli i dytë evropian i Italisë në histori të ekipit të vet kombëtar, dhe i pari pas 53 vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat