Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Interi

Futboll

Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Interi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:10
Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Interi

Arturo Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë kësaj merkato vere.

Mesfushori, i cili u transferua te zikaltrit nga Barcelona në 2020-ën, duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi, i cili ka dhënë “ok” për largimin e tij.

Për momentin në drejtim të kilianit nuk ka asnjë ofertë zyrtare, pasi edhe paga e tij e lartë i frikson jo pak klubet që kanë shfaqur interes për të.

Boca Juniors, Flamengo, Club America e klube nga kampionati amerikan janë ndalur deri në kërkimin e infromacioneve rreth Vidal, por pa trokitur zyrtarisht në derën e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat