Provokimi i Mancinit me gazetën skoceze

Futboll

Provokimi i Mancinit me gazetën skoceze

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:52
Provokimi i Mancinit me gazetën skoceze

Mancini e ngriti nivelin e Italisë me sukseset e njëpasnjëshme që erdhën për “axurrët” duke kulmuar me fitimin e Europianit.

Në shtëpinë e anglezëve, “Wembley”, është marrë trofeu për t’u dërguar në Romë.

E në momentin e udhëtimit është publikuar edhe një foto që ka çmendur tifozët anglez. Mancini ndodhej me trofeun, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gazeta e vendosur poshtë tij. Detaji është shumë interesant dhe kuptimplotë pasi bëhej fjalë për gazetën skoceze, “The National”.

Kjo e fundit e kishte hapur faqen e parë të saj para finales me titullin: “Na shpëto Roberto, ti je e vetmja shpresë për ne”, duke u bazuar edhe te filmi i njohur “Braveheart”. Skocezët e kanë përjetuar po aq shumë sa italianët këtë finale, ndërsa Mancini i ktheu respektin në mënyrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat