E konfirmuar, Chiellini përdori mallkimin argjentinas në penalltinë e Saka

Futboll

E konfirmuar, Chiellini përdori mallkimin argjentinas në penalltinë e Saka

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:21
Giorgio Chiellini

Nuk kanë të sosur çudirat që po zbulohen për Kampionatin Europian. E fundit është ajo që lidhet me finalen Angli-Itali ku është konfirmuar se është përdorur një mallkim argjentinas në penalltitë e gjuajtura.

Bëhet fjalë për Giorgio Chiellinin i cili në mos nuk e dinte, do e ketë mësuar mallkimin që thuhet të ketë origjinën në Argjentinë, dhe që përdori fjalën “Kiricocho” në momentin kur Saka do të gjuante dhe çuditërisht dha efekt.

Nga pamjet e kapura në momentin pak para penalltisë së Saka, shihet Chiellini duke ulëritur me fjalën e mallkuar Kiricocho, dhe aty Saka gabon duke I dhënë triumfin Italisë.

Por nga vjen ky mallkim dhe ku ka lindur? Bëhet fjalë në vitet 1980 kur trajneri i famshëm Carlos Billardo drejtonte Estudiantes dhe që tifoz kishte një person të quajtur Kiricocho dhe që njihej për tersllikun që sillte kudo që shkonte. Tifozi në fjalë, sa here që ishte i pranishëm në stërvitjen e Estudiantes, një lojtar do të përfundonte i dëmtuar ndaj dhe Billardo vendosi ta dërgonte te skuadrat rivaled he rezultati ishte i jashtëzakonshëm, skuadra e tij atë sezon fitoi kampionatin me vetëm një humbje përballë Boca Juniors, çuditërisht e vetmja skuadër ku Kiricocho nuk kishte qenë i pranishëm.

Lidhur me fjalën e përdorur nga Chiellini, kampioni Italian i pyetur nga gazetari argjentinas, Christian Martin, e konfirmoi se ka përdorur mallkimin “Kiricocho” në penalltinë e Saka, dhe fundi është i lumtur.

Për t’u bindur më shumë, mësohet se edhe Capdevila e ka përdorur mallkimin në finalen e Botërorit 2010 kur Robben doli vetëm për vetëm me Casillas dhe dështoi në mënyrë të pabesueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat