Maradona ishte tjetër nivel, Messi s’mund të bëhet kurrë si ai

Futboll

Maradona ishte tjetër nivel, Messi s’mund të bëhet kurrë si ai

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:35
Lionel Messi dhe Diego Armando Maradona

Mario Kempes, ish-përfaqësuesi argjentinas dhe Bola d’Or në 1978, mori një qëndrim mbi atë se cili mes Lionel Messi dhe Diego Armando Maradona është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Fat i keq i Messit është se shihet si pasardhësi i Maradona, por është shumë e vështirë për ta lënë në hije – sepse Maradona ishte dhe është një idhull në shkallë globale”, tha Kempes.

“Edhe nëse e fiton 4 herë radhazi Kupën e Botës, Messi s’mund të bëhet më i mirë se Maradona.

Pavarësisht sa tituj fitoni, nuk mund të krahasoheni kurrë me atë që bëri Maradona”, tha Kempes për ESPN Argjentinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat