Ramadani: Nuk duhet të mërzitemi për rezultatin, objektivi ynë është ta kalojmë të paktën një raund në Conference League

Futboll

Ramadani: Nuk duhet të mërzitemi për rezultatin, objektivi ynë është ta kalojmë të paktën një raund në Conference League

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:16
Zekrija Ramadani

FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ka theksuar se lojtarët nuk duhet të mërziten fare nga kjo humbje, ndërsa shpreson që të kalojnë të paktën një raund të Conference League.

“Nuk jemi të kënaqur, pranuam tre gola edhe sonte, kemi bërë një lojë të mire, arritëm të shenojmë dhe të barazojmë. Do të ishte shumë mirë edhe një barazim, e dinim se kualifikimi ishte i pamundur, një barazim do të ishte shume mirë per moralin, nuk merzitemi e dimë forcen dhe ku mundemi, duhet te rigjenerohemi tani”, tha fillimisht Ramadani për Art Sport.

“Në Conference League do të fokusohemi tani. I urojë lojtarët për mundin, nuk duhet të merziten aspak për rezultatin”, vazhdoi ai.

“Objektivi ynë është që të kalojmë edhe të paktën një raund në Conference Legaue”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat