Ja çfarë më ka befasuar nga Italia e Mancini-t

Futboll

Ja çfarë më ka befasuar nga Italia e Mancini-t

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 08:43
Marcello Lippi

I intervistuar nga Il Messaggero, ish-trajneri i Italisë kampione të botës, Marcello Lippi, ka folur kështu për finalen e Euro 2020 të fituar nga Italia kundër Anglisë në Wembley:

“Më ka befasuar pjekuria dhe personaliteti i lojtarëve. Në fushë ka qenë vetëm Italia, meritonte të fitonte para penalltive.

Anglia ka menduar vetëm të mbrohet, ka patur frikë”, ka thënë Lippi.

“Pavarësisht se kishte kundër 90% të tifozëve, Italia ka luajtur një ndeshje të madhe, gjithmonë në sulm, duke i detyruar anglezët të mbrohen. Nuk kam menduar kurrë se do të mbyllej keq për axurrët, sepse kanë qenë të qetë, agresivë dhe të kthjellët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat