Shpërthen prefekti i Romës

Futboll

Shpërthen prefekti i Romës

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:28
Shpërthen prefekti i Romës

Pas shpalljes së Italisë kampione Europe, në rrugët e Italisë u dyndën mijëra njerëz për të festuar triumfin e munguar prej 53 vitesh.

Festa e futbollistëve ‘’axurr’’ në rrugët e Romës bëri xhiron e botës pasi Kielini me shokë hipë mbi një autobus të hapur dhe u përshëndetën me njerëzit që kishin dalë në rrugë. Sipas asaj që shkruan ‘’Corriere Della Sera’’, kjo festë nuk do të ishte zhvilluar nëse nuk do të negocionin Kielini dhe Bonuçi me përfaqësuese së qeverisë duke siguruar një leje në formë nderi. Këtë e ka bërë të ditur vetë prefekti i Romës, Mateo Piantedosi i cili ka shprehur revoltimin e tij në lidhje me këtë festë duke u shprehur se askush nuk i druhej virusit, dhe se të gjithë ishin pa maskë.

“Ne kishim refuzuar lejen për të festuar fitoren e Italisë në Kampionatin Evropian në autobusin e hapur, por paktet nuk u respektuan. Të premten e kaluar ne mblodhëm një komitet për rendin dhe sigurinë. Unë kisha rënë dakord për linjën me ministren e Brendshme Luçiana Lamorgese dhe me shefin e policisë Lamberto Xhianin.

Takimi ishte pikërisht për të vendosur se çfarë do të bënim në rast triumfi dhe ishte dhe një përfaqësues i federatës, i cili kërkoi të lejojë futbollistët e ekipit kombëtar të bëjnë një udhëtim rreth Romës me një autobus të hapur, por ajo u shpjegua qartë se nuk ishte e mundur.

Ne thamë se nuk mund t’i lejonim. Unë e kuptoj që Kielini dhe Bonuçi morën një leje duke negociuar personalisht, por nga imazhet nga e cila mund të shihet se forcat e policisë mbanin maskën’’, u shpreh prefekti i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat