Pickford dhe strategjia e gabuar për penalltitë

Futboll

Pickford dhe strategjia e gabuar për penalltitë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:36
Jordan Pickford

Sportsmail ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë.

Protagonist portieri Jordan Pickford, i cili ka arritur të ndalë penalltitë e Belotti-t dhe Jorginho-s.

Siç ka zbuluar media angleze, portieri ka shkruar emrat e specialistëve rivalë të penalltive, por diçka nuk ka shkuar si duhet…

Pickford, në fakt, ka patur informacione mbi lojtarë italianë në shishe, por në listë kanë qenë emrat e futbollistëve që nuk janë paraqitur te pika e bardhë si, Florenzi, Raspadori, Toloi, Cristante, Acerbi, Bastoni dhe Donnarumma.

Të përzgjedhurit, në fakt, kanë qenë Berardi, Belotti, Bonuçi, Bernardeschi dhe Jorginho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat