Daja: Nuk do mendojmë për turin e dytë

Futboll

Daja: Nuk do mendojmë për turin e dytë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:56
Daja: Nuk do mendojmë për turin e dytë

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës së kthimit ndaj Sfintulit që do të zhvillohet ditën e nesërm në orën 19:00 në Moldavi. Tekniku i të kuqve, u shpreh optimist, për kalimin në raundin e dytë, pas triumfit 5-2 në shtëpi në sfidën e parë.

Mendoni që keni arritur kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës?

Sigurisht që kemi bërë një hap në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diferencë me 3 gola me kundërshtarin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi te fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu dhe të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikimin por edhe me paraqitjen tonë.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontigjentin që kemi në dispozicion për takimin ndaj Sfintul Gheorghe.

Mendoni që kundërshtari nesër mund t’iu surprizojë?

Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu siç e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyrë tjetër, ashtu edhe në kemi marrë masa për tu paraqitur në një formë tjetër.

Sfintul ka mposhtur në Kupë dhe Superkupën e Moldavisë Sherif Tiraspol kundërshtarin tuaj që ju mundi para dy vitesh në Europa League. Krahasimi juaj mes dy ekipeve?

Prej një viti jam trainer i Partizanit dhe nuk mund ta bëj këtë krahasim për sa i përket Partizanit që ka luajtur me Sheriff Tiraspol. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintul në Superkupë me Sheriff Tiraspol dhe aty kemi marrë informacion plus në lidhje me këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat