Strakosha e pranon

Futboll

Strakosha e pranon

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:50
Strakosha e pranon

Me largimin e Inzagit, Tomas Strakosha do të kërkojë të fitojë edhe njëherë hierarkinë e tij në portën e Lacios.

Portieri shqiptar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë më dije se i duhet të punojë shumë për të qenduar te bardheklatrit.

I pyetur në lidhje me Reinën, gardiani i Kombëtares shprehet se është nder të punosh me të, por nga ana tjetër nuk e mohon faktin se nuk ishte aspak i lumtur që kalonte sezonin në stol. Strakosha ka folur gjithashtu edhe për blerjet e reja të Lacios dhe është i bindur se Hysaj do i japë një ndihmë të madhe klubit këtë vit në Serie A.

Reina- “Është një nder të punosh me Pepe, ai është shumë i qeshur dhe gjithmonë të inkurajon të bësh më mirë. Si për grupin ashtu edhe për mua kjo bën shumë mirë“.

Prezenca në Lacio- “Është gjithmonë një ëndërr për mua të jem këtu, nuk mendoja se mund të arrija këtë numër paraqitjesh. Jam shumë i lumtur, por dua të përmirësohem në mënyrë që të vazhdoj të luaj këtu dhe të argëtohem. Ky është viti i dhjetë për mua te Lacio. Unë kam parë më shumë Grigioni-n sesa familjen (qesh)“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat