Marotta flet për transferimet e verës

Futboll

Marotta flet për transferimet e verës

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:01
Giuseppe Marotta

Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për transferimet e verës.

Giuseppe Marotta ishte i pranishëm në tërheqjen e shortit të kalendarit të Serie A ku ka folur edhe për lëvizjet e ardhshme të Interit në afatin kalimtar veror.

Marotta theksoi se Interi tani pas shitjes së Hakimit dëshiron vetëm të mbajë lojtarët dhe të përforëcohet.

“Ne do të nisemi nga kjo përbërje që kemi, 90% do të jetë e njëjtë si sezoni i kaluar dhe tani pas shitjes së Hakimit do ta kompletojmë atë”, tha ai.

“Këtë sezon edhe për klubet tjera do të jetë vështirë për të bërë transferime të shtrenjta”, shtoi ai.

“Pasuesi i Hakimit? Në këtë moment është e rrezikshme nëse jap parashikime”, tha Marotta.

“Shkëmbim Nandez – Nainggolan? Nuk hyj në këtë temë! Është një lojtar i mirë, por skuadra është mjaft mirë në atë pozitë, do të shohim zhvillimet në të ardhmen”, përfundoi Giuseppe Marotta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat