Broja sërisht vihet në testime

Futboll

Broja sërisht vihet në testime

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:56
Broja sërisht vihet në testime

Armando Broja është në një test vendimtar në karrierën e tij, pasi ka mundësinë të përfitojë një vend tek skuadra e Çellsit.

Sulmuesi i kombëtares së Shqiperisë është duke u stërvitur aktualisht me skuadrën e Tushellit dhe ndodhet në një formë mjaft të mirë. 

Megjithatë, pavarësisht se Tushel është një trajner që fokusohet tek të rinjtë, Broja duhet të tregojë që e meriton fanellën e Çellsit.

Pas përfundimit të Europianit, londinezët kanë zyrtarizuar dy miqësore, ndaj Arsenalit më 1 gusht dhe Totenhamit më 4 gusht.

Në ndeshjet e parasezonit, të gjithë trajnerët aktivizojnë lojtarët e rinj për të parë potencialin e tyre. Pas një sezoni fantastik më Vitesen, Broja duhet të bind në mënyrë që të vazhdojë të jetë lojtari i Çellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat