Mësohen shifrat që do të marrin skuadrat në garat evropiane

Futboll

Mësohen shifrat që do të marrin skuadrat në garat evropiane

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:18
Mësohen shifrat që do të marrin skuadrat në garat evropiane

Skuadrat nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, janë paguar me shuma të ndryshme nga UEFA për pjesëmarrjen e tyre në eliminatoret Ligës së Konferencës dhe ato të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat që kaluan raundin e parë në Ligën e Konferencave jane: Drita, Shkupi, Partizani dhe Laçi, të cilat do të marrin nga 350 mijë euro për arritjen e tyre.

Ndërsa klubet që morën pjesë në raundin e parë si Llapi, Struga Trim Lum, Sileksi dhe Teuta morën nga 200 mijë, kjo do të thotë që skuadrat si Drita e Shkupi kanë arkëtuar nga 550 mijë euro deri tani.

Skuadrat kampione si, Shkëndija dhe Prishtina, të cilat ishin pjesë e eliminatoreve për Ligën e Kampionëve, do të marrin më shumë se 1 milion euro dhe një bonus prej 100 mijë eurosh për eliminim nga ky kompeticion dhe do të vazhdojnë në kualifikimet në Ligën e Konferencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat