Britanikët hakmerren ndaj Italisë

Futboll

Britanikët hakmerren ndaj Italisë

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:46
Britanikët hakmerren ndaj Italisë

Britanikët hakmerren ndaj Italisë!

Zhgënjimi i humbjes në finalen e Euro 2020 ende nuk është kaluar te britanikët, që në sfidën vendimtare u mundën me penallti nga Italia. Britanikët janë aq shumë të irrituar, sa kanë vendosur ta shfryjnë dufin te kuzhina italiane.

Që nga dita e diel, kur u luajt finalja, prenotimi i restoranteve italiane në Mbretërinë e Bashkuar është ulur me 55%. Sipas “TheFork UK”, puna është rritur ndjeshëm në restorantet britanike dhe ka rënë në ato italiane.

Ndoshta në këtë ulje të punës në restorantet italiane ka ndikuar edhe deklarata e mbrojtësit Leonardo Bonucci pas finales, që tha se britanikët tani të mësojnë të hanë “makaronat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat