“Figo ishte bir k**ve", të palara të tjera për Perez

Futboll

“Figo ishte bir k**ve", të palara të tjera për Perez

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:51
“Figo ishte bir k**ve", të palara të tjera për Perez

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka dalë zbuluar në audio-përgjimet që po publikon “El Confidencial”. Casillas, Raul, Del Bosque, Ronaldo e Mourinho janë disa prej personazheve të shigjetuar nga spanjolli.

Nuk ka shpëtuar as Luis Figo, me të cilin është i ashpër. Perez dëgjohet të thotë mes të tjerash:

“Figo është ai që e shk**dhen ekipin.

Më i miri ka qenë Zidane, pa asnjë dyshim. Figo ka qenë një bir k***e, si Raul. Dy më të këqijtë kanë qenë Figo dhe Raul.

Kur erdhi Figo u bë shok me Raul dhe së bashku me Hierron ishin në krye të grupit dhe komandonin dhomat e zhveshjes. Budallai Del Bosque nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”./El Confidencial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat